Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Termeti “therrmoi” pallatin, ndertuesi po mbulon demet, s`ka ardhur askush ta shikoje”

0

Nje qytetar nga Durresi ka derguar nje seri fotosh ne adresen e Lajmifundit.al duke denoncuar demtimin e rende te pallati ku banon. Ai thote se komshinjte kane ikur ndersa ne objekt nuk eshte marre asnje mase apo kontroll vec vedosjes se shiritave.

Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje LAJMI FUNDIT.
Nëse mundesh ti postoni keto foto. Në Durres tek stacioni i trenit/sheshi i trageteve lagja 4 rruga Iljaz Reka pasi askush nga bashkia nuk ka ardhur per ti inspsektuar askush, por vetem sa i kan vene nje shirit nxitimthi nga policia bashkiake.

Deri tani vetëm ndertuesi ka sjelle dje dy punëtorë per te pastruar para pallatit demet e rena nga katet e siperme që mos terheqi vemendjen e televizioneve.

Por ne pamundesi per tu lidhur me komshinjte, pasi jane larguar per shkak te situates se renduar psikologjike, fizike dhe morale, nuk arritem te siguronim foto.

Ju lutem publikojini keto foto se jemi të shqetesuar paai nuk po dime se çpazar cpo bëhet për të mos e nxjerr këtë pallat si te dëmtuar. FALEMINDERIT

Leave A Reply

Your email address will not be published.