Fqinjet e familjes Lala rrefejne tmerrin e së martes: Ne pak sekonda nuk degjuam me asgje

Aktualitet

Kishte vetëm pak orë që kishte marrë e marta e 26 nëntorit. Ngjitur me vilën katër katëshe të familjes së madhe Lala jetonte edhe ajo e Feim Imerajt, që tregoi se ishte për ta një fqinj i mirë në gëzime e hidhërime. Feimi jetonte përballë tyre me gruan Bukurien dhe fëmijët, aty në zonën e Kënetës në Durrës.

Ora shënonte rreth 2 e 50 minuta të mëngjesit kur dridhja e parë e tokës i zgjoi ata nga gjumi… të alarmuar Feimi dhe Bukuria rrëmbyen të përgjumur fëmijët dhe dolën jashtë shtëpisë për të shpëtuar, u kujtuan edhe për Marjetën të cilën e thirrën nga jashtë për ta ndihmuar

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata sot janë të shokuar, e kanë të vështirë të flasin por nga mendja nuk e zhdukin dot atë  që panë e dëgjuan në ato orë tragjike, të cilat Bukurie Imeraj i rrëfen hap pas hapi për gazetaren Klodjana Lala.

‘E dëgjuam tërmetin e parë dhe dolëm..doli edhe Marjeta..i thirrëm edhe asaj doli edhe ajo..më pas u kthyem të gjithë në banesa.’

Me katër fëmijët e saj Marjeta u rikthye në banesë, nuk u ngjit më në katin e katërt por mbështolli fëmijët me krahë dhe qëndroi dy më poshtë bashkë me vjehrrën, kunatin e paralizuar dhe dy fëmijët e kunatit tjetër, për t’u ndjerë më e sigurt. Nuk vonoi shumë dhe toka u drodh sërish në orën 3:55 minuta. Në ato sekonda fatale Feimi zbriti nxitimthi për t’i ndihmuar edhe njëherë, por nga brenda përgjigjet ishin të pakta.

‘Kur u bë dridhja e dytë unë u mora me fëmijët e mi ndërsa burri shkoi tek ata për t’i ndihmuar. I thamë të të ndihmojmë për kalamajtë t’i zbresim. Ajo tha po i marr fëmijët po i bashkoj bashkë. I kishte nëpër gjumë.’

Pasi toka pushoi së zhurmuari e lëkunduri dhe mori atë që deshi, aty nuk pipëntinte më asgjë.

‘Por nuk kishe c’të shihje, mjegull e krisje, cdo gjë u bë rrafsh dy katet humbën fare, porta ishte e mbyllur dhe nuk dëgjohej më asgjë..’

Feimi ka thirrur sërish dhe prej andej ka dëgjuar vetëm 17 vjecarin Reme Lala të cilit arriti t’i dërgonte ujë përmes një tubi, e më pas lajmëroi policinë.

E vetëm teksa dita po zbardhte u pa se vila katër katëshe e familjes Lala brenda së cilës banonin tre kurora, dukej si një pemë me degët e thyera pas një stuhie nuk mbajti më duke u shkulur me rrënjë..

‘Pas gjashtë orësh u shemb komplet banesa por atëherë kishte mbaruar cdo gjë”

ME TE LEXUARAT