Guti “tradhton” Ronaldon, ja pse Messi është më i miri në botë

Sport
Guti “tradhton” Ronaldon, ja pse Messi është më i

Guti dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë shokë skuadre te Real Madrid deri në vitin 2010. Teksa ylli portugez po luan me Juventusin, Guti ndërkohë është trajneri i Almerias, skuadër e cila kryeson kategorinë e dytë në Spanjë.

Kur i është drejtuar pyetja se kush është më i miri në botë, ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Njoh vetëm një lojtar që është fantastik në çdo ndeshje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është Messi. Sa herë që futet në fushë, ndodh diçka. Lojtarët e tjetër kanë ulje dhe ngritje”, deklaroi Guti për “Abola”.

Në këtë sezon, Messi ka luajtur 21 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 9 asiste, transmeton KJ.

Kontrata e argjentinasit ndërkohë është e vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT