Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Anulohet tenderi i Milot-Balldren, Brace: Fituesi nuk respektoi kontraten

Zv/Kryeministri Erion Braçe deklaroi sonte për herë të parë se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar dhe argumentoi se kompania nuk iu përgjigj dot kontratës.

Duke folur ne emisionin “Provokacija” në abcnews, Braçe ka justifikuar edhe refuzimin e propozimit të opozitës për të bllokuar PPP-të dhe paratë të përdoren për demet e shkaktuara nga tërmeti.

E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas.

Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit. Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”, tha Braçe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.