Kapet ne Morine i riu nga Rresheni i kerkuari ne Itali

Aktualitet

Arrestohet nga policia në Morinë një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

I arrestuari është R. N. 29 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa u prangos në tentativë për të dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Italia ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtje pa leje” dhe "Kërcënim i nëpunësit publik”.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të bëhet ekstradimi i tij në Itali për t'u përballur me akuzat.

ME TE LEXUARAT