Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Mesazhi i ndjere i Albana Osmanit: Ky vit po iken, mos u kthefte kurre…!

Albana Osmani ka shperndare nje mesazh te ndjere ne rrjetet sociale ne lidhje me kete vit qe po iken por edhe per termetin qe goditi vendin ne 26 nentor duke shkaktuar pasoja te medha.

Albana Osmani:
Ka hyre Dhjetori po kalon dhe java e pare .. Ne te gjithe filluam te qetesohemi nga pak dhe te fleme gjume nates pas diteve ku dukej se skish date, dite, nate as vit ku dukej sikur forca e te gjitheve ne bashke ishte e pa force. Sa nevoje ka njeriu te kete shprese !

Thone se ne ferr kjo eshte vuajtja me e madhe “ska shprese” . Ska shprese per te dale me . Ska shprese per te patur nje shans te dyte . Ska shprese, nje perjetesi te pashprese. Por ne jemi ne toke .

Rrojme ketu . Neser lind nje dite e re. Ne 26 dite lind nje vit i ri. Plot shprese plot jete plot qellime plot endrra plot e perplot me shprese !!! Keto dite qofte dhe ne trafik njerezit prisnin, hapnin rrugen edhe pse vete kishin perioritet.

Keto dite edhe komshinjte qe takuam poshte pallatit me rrobat e gjumit gjate lekundjeve te forta te tokes,filluan te pyesin me tej njeri tjetrin si je..

Prej ketyre diteve , Kosovaret nuk perkufizohen me si ata qe na pushtuan Durrësin, por si shqiptaret nga Kosova e jo vetem qe erdhen te shpetojne Durresin e gjithcka mundem me gjithcka paten.

Ka hyre Dhjetori dhe duket sikur po zgjohemi nga nje enderr e keqe , me e keqja qekur u beme te mbajme mend … e ndersa lavatricja tundet pak me shume, frymerrja per pak na meret a thua se ç’po tundet. Por aq .. , kujtohemi qe nje lavatriçe si per fat shpetoi nje jete njeriu keto dite . Keto dite e shume dite te tjera ata qe humben te tyret nuk do ti harrojne .

Ne fakt nuk do ti harrojne kurre . Lutem per force per ta sonte ne kte nate . Me ta dhimbjen ndame te gjithe . E beme cfare mundem e cfare patem mundesi . Ky Dhjetor po iken . Ky vit po mbaron. Dua ti them ik e mos u kthe me ! Dua ti them shume gjera … per janarin,marsin, per shtatorin per nentorin per shume gjera qe shkuan jo mire mbase keq si per dreq.

Por do e shoh ne sy . Do I ulem perballe . Do i them pertej te gjithe ketyre qe shkruajta sa munda shkurt , gjera prej te cilave ende nuk jemi krejtesisht te kthjellet .. do ta shoh ne sy e do ti numeroj te gjitha heret kur buzeqesha kur gezova kur fluturova kur harrova se u rrezova e u ngrita, kur heshturazi fola ngrita zerin e bertita, gezova nenvizova gjerat e mira te lumtura !

Leave A Reply

Your email address will not be published.