Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Meta apel nga Kalaja e Krujes per demet nga termeti

Gjate vizites se bere, Meta ka pare nga afer demte e shkaktuara, duke konstatuar se Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

Presidenti ka apeluar fort per masa te menjehershme per riparimin e demeve. ‘Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund’, ka thene Meta.

Postimi i Metës

Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund! 🇦🇱

Leave A Reply

Your email address will not be published.