Temperaturat nen zero, banoret e prekur nga termeti ne Turqi e kalojne naten jashte

Bota
Temperaturat nen zero, banoret e prekur nga termeti ne Turqi e kalojne naten

Tërmeti i mbrëmshëm në Turqi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, përveç 21 jetëve të humbura deri më tani, ka lënë pa banesa shumë persona. Mes frikës dhe panikut që i ka pushtuar banorët e pjesës lindore të Turqisë, ku epiqendra ishte qyteti i Elazigut, e kaluan natën jashtë në temperatura nën zero.

Banorët e prekur u strehuan në palestrat e sportit apo salla konferencash si dhe në sheshet dhe parqet e qyteteve. Ndërkohë, qytetarët shprehen se tashmë kanë frikë të kthehen në banesat e tyre, ndërsa ndajnë edhe momentet e tmerrit me rrëfime në mediat turke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi frikë që të hyjmë në shtëpi pas asaj që ndodhi. Shteti ynë po kujdeset për ne. Erdhën dhe ministrat tanë. I falënderojmë të gjithë për interesimin”, tha një prej banorëve të prekur nga tërmeti.

ME TE LEXUARAT