Sizmiologu: Mekanizmi që shkaktoi tërmetin ne Turqi, origjina tek pllaka arabe drejt veriut

Bota
Sizmiologu: Mekanizmi që shkaktoi tërmetin ne Turqi, origjina tek

Është një mekanizëm i njohur ai që shkaktoi tërmetin e magnitudës 6.8 në Turqi. Duke cituar sizmologun Aybige Akinci, nga Instituti Kombëtar turk i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, mediat italiane thonë se “origjina gjendet tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim të Veriut”.

Tërmeti, sipas ekspertit, ndodhi në atë që njihet si ndarja e Anadollit Lindor: është një zonë mjaft e njohur dhe tejet aktive që shtrihet për rreth 500 kilometra në pjesën lindore të vendit dhe që kohët e fundit, ka shkaktuar tërmete të rëndësishme, siç është ai i madhësisë 6.1 në 2010 dhe ato me madhësi 6.4 dhe 6.8 në vitet 2003 dhe 2005.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në përgjithësi”, vazhdon eksperti, “ne e dimë se Turqia është një zonë shumë sizmike. Thjesht mendoni se katalogu instrumental i tërmeteve ka regjistruar nga 1900-ta e deri më sot më shumë se 300 tërmetet të magnitudës mbi 4.

Dhe ndarja e Anadollit Lindor, që lëviz me ritmin e 10 milimetrave në vit, është një prej dy më aktiveve në vend. Tjetra është ajo e Anadollit verior që shtrihet për 1.500 kilometra, duke e përshkuar të gjithë Turqinë nga Lindja në Perëndim dhe lëviz me një ritmin e 20 milimetrave në vit.

Për shkakun e kësaj të fundit, ndodhi dhe tërmeti i Izmitit në 1999-itën, I cili shkaktoi më shumë se 17,000 viktima. Për këtë arsye, autoritetet vendase janë përfshirë prej disa vitesh në një projekt madhor për rindërtimin dhe sigurinë e ndërtesave ekzistuese, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur rrezikun sizmik, veçanërisht në zonën e Stambollit”, citon top channel.

ME TE LEXUARAT