Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Termeti i shkaterroi shtepine edhe Arta Markut, vinte çdo dite nga Shkodra

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se banesa ku jetonte ajo në Tiranë, pranë rrugës “Siri Kodra” është shkatërruar nga tërmeti dhe sipas ekspertëve ka dalë e pabanueshme.

Kjo gjë e ka detyruar Markun që përgjatë këtyre ditëve, pas 26 nëntorit të përshkojë çdo ditë rrugën Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas për të qenë në detyrë.

Pas lënies së detyrës si Kryeprokurore e Përkohshme, Arta Marku do të ushtrojë detyrën si prokurore pranë Gjykatës së Shkodrës. Marku u zgjodh si anëtare, por ajo s’mund të vijojë të jetë anëtare e KED, përderisa Kuvendi votoi si prokuror të Përgjithshëm Olsian Celën. Ajo listohej për shkak të funksionit, por për momentin sipas ligjit duhet të kthehet në Shkodër, aty ku ka emërimin, nëse KLP, nuk e emëron në ndonjë detyrë tjetër./BW

Leave A Reply

Your email address will not be published.