Varferuan qytetaret me interesa te larta, Banka e Kosoves mbyll “Iute Credit” dhe “Monego”

Kosovë&Rajon

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se u ka revokuar regjistrimet dy institucioneve mikrofinanciare në Kosovë. Bëhet fjalë për “Iute Credit” dhe “Monego”.

“Sot, duke u bazuar në kompetencat që ka BQK-ja, ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të Iute Credit Kosova, dhe Monego”, është thënë në konferencën e jashtëzakonshme për media.

“Këto instictione kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që këto institucione kanë aplkuar në kredi që janë shumëfish më të larta nga sa kishin paraparë kur kishin aplikuar për tu regjistruar në Kosovë.

Janë norma më të lartë krahasuar edhe me institciuonet e tjera mikrofinancuese.

Normat e interesit kanë qenë jashtë standardit. I kemi thënë që të vendosin norma të pranueshme, por nuk kanë qenë të gatshme për të bërë rregullimet e nevojshme.

Me veprimtarinë e tyre kanë rrezikuar huamarrësit. Ne nuk do të lejojnë operimin e institucioneve që nuk zbatojnë rregullat duke shfrytëzuar kushtet financiare të qytetarëvem, gjë që vëshirëson edhe më tepër gjendjen e tyre.

Jemi të vetëdijshem për sigurinë kombëtare dhe nuk do të lejojmë asnjë gjë që të cënojë këtë siguri”, kane theksuar burime nga Banka Qendrore e Kosovës nderkohe qe të dyja këto institucione operojnë edhe në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT