‘Kemi nje tjeter zyrtar ne dore’/ Bardhi: Do ta çojme ne prokurori

Politikë
‘Kemi nje tjeter zyrtar ne dore’/ Bardhi: Do ta çojme ne

Partia Demokratike paralajmëron denoncimin e një tjetër kryebashkiaku socialist në ditët në vijim për shkelje në ligjin e dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi nuk pranoi që të publikonte emrin duke theksuar se pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim.

"Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale. Nuk dua të jap detaje. Vrasje plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për cdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në cdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së.

Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme. E para përgjegjësia është e njeriut që i kandidoi, se kjo nuk është cështje individuale" tha ai./ shqiptarja.

ME TE LEXUARAT