Takime te fshehta mes LDK dhe LV/ Perpjekja e fundit, per nje marreveshje perfundimtare

Kosovë&Rajon
Takime te fshehta mes LDK dhe LV/ Perpjekja e fundit, per nje marreveshje

Gjatë natës së sotme, shumë larg syve të mediave, në Prapashticë është duke u zhvilluar një takim i fshehtë në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Qysh para disa orësh, në shtëpinë e Isa Mustafës janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre, sipas burimeve të sigurta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se nuk do të lejojnë të dorëhiqet Glauk Konjufca nga pozita e kryeparlamentarit, kurse LDK-ja e kishte kushtëzuar vazhdimisht pozitën e kryeparlamentarit dhe presidentit, si dhe ndarje të barabartë të ministrive, si opsion për arritjen e marrëveshjes mes tyre

ME TE LEXUARAT