Ndihma per termetin, Rama takohet ne Turqi me Recep Tayip Erdogan

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Turqi me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.

"Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman", deklaroi Rama dy ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky takim vjen pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që gjunjëzoi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit.

ME TE LEXUARAT