Te shtena me arme ne Teksas, dy te vdekur dhe pese te plagosur

Bota
Te shtena me arme ne Teksas, dy te vdekur dhe pese te plagosur

Dy persona kane mbetur te vrarë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur në një klub në San Antonio, në Teksas.

Policia dhe autoritetet e Teksasit njoftuan se një person ka qëlluar me armë brenda në klub.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefi i policisë në San Antonio, William McManus tha se ngjarja ndodhi brenda klubit midis një grupi individësh dhe një personi.

Policia është në kërkim të një të dyshuari, tha zyrtari i policise, duke shtuar se është ende e paqartë nëse të shtënat ishte pa dallim apo në shënjestër.

"Jam i sigurt se do ta identifikojmë individin dhe do ta kemi atë në paraburgim më shpejt se më vonë," tha polici.

Sipas te dhenave, një mashkull 21-vjeçar u gjet i vdekur brenda klubit. Një viktimë tjetër vdiq pasi u gjet në gjendje kritike pa mundur ti mbijetoje plageve.

Autoritetet njoftojnë se po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorit

ME TE LEXUARAT