Sizmiologet ofruan harte te re sizmike ne 2013, Meta: Koha per te degjuar shkencetaret, jo servilet

Politikë

TIRANE

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me situatën pas tërmetit në vend. Ndërsa ndan një shkrim të 4 sizmiologëve të njohur në vend, Meta shkruan në një postim në rrjetet sociale se është koha për të dëgjuar shkencëtarët dhe jo servilët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5. Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT