“Babalja”/ U kerkua denimi me burg i Salianjit, reagon ish-deputeti demokrat: Askush s’më ndal

Politikë

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas gjyqit të mbajtur sot në Tiranë për rastin e njohur si “Babalja”, ku Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 1.6 vite burg.

Salianji shprehet se askush nuk e ndal dot në këtë betejë, kurse shton se lufta pa kompromis për të vërtetën vazhdon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për Salianjin, çështja për të cilën po lufton deri tani ka bërë që të largohet ish-ministri Fatmir Xhafaj, të burgoset Agron Xhafaj si dhe të ikin disa prokurorë e gjyqtarë. Salianji thotë se lufta për betejat e tjera vazhdon.

ME TE LEXUARAT