Arme dhe droge nga Shqiperia drejt Italise, tre shqiptare mes 20 te arrestuarve

Bota

Në Itali, karabinieria e Barit ka arrestuar 20 persona, të cilët dyshohen se kanë trafikuar drogë dhe armë nga nga Shqipëria drejt Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, arrestimet u bënë pas hetimeve të kryera nga grupi hetimor për Krimin e Organizuar.

Nga hetimet ka rezultuar se ka patur prova të mjaftueshme që vërtetojnë se personat e arrestuar, prej dy vitesh kanë trafikuar tonelata marijuanë, pistoleta dhe pushkë automatike drejt Italisë.

Sipas gazetës “La Repubblica”, mes 20 personave të arrestuar, janë edhe tre shqiptarë, Kristo Janku, i cili njihej edhe me nofkën “Daja”, Ilirian Gjonxha dhe Harrilla Helmi, si dhe Antonio Prudentino, djali i kreut të një prej klaneve kriminale në Brindisi.

Policia ka sekuestruar gjithashtu pasuri me vlerë 1 milionë euro, 10 pistoleta dhe dy kallashnikovë.

Sipas Guardia di Finanza, grupi criminal që vepronte në Bari dhe Brindisi, ishte armatosur për të rritur dominimin e vet në një zonë që nuk ka një hierarki të qartë të organizatave kriminale, edhe pse njihet si territor i “Sacra Corona Unita”.

Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe 8 gomone që përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike.

Arrestimet e sotme përfaqësojnë epilogun e një hetimi të gjatë dhe kompleks të kryer nga dhjetori 2015 deri në shkurt 2017.

ME TE LEXUARAT