Gjendet nje makine e çmontuar ne Mat, dyshohet se eshte perdorur per krime

Aktualitet

Një automjet tip veturë është konstatuar i çmontuar nga banorët në rrugën e fshatit Vig në Mat. Sipas banorëve mjeti gjendet në afërsi të malit të Shënmërisë dhe është i çmontuar plotësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet nëse mjeti është i vjedhur apo është përdorur për veprimtari kriminale, pasi shumë nga pjesët i janë marrë. Banorët nuk kanë parë persona të dyshimtë ndërsa automjeti në gjendje të tillë është parë aty prej dy ditësh.

ME TE LEXUARAT