Dilema per shperblimin e pensionisteve, Financat: Mundesite jane te pakta

Aktualitet

Vetëm pak ditë pasi Ministria e Financave nxori një shkresë të brendshme institucionale ku i Kërkonte Degës së Thesarit të mos pranonte asnjë faturë shpenzimesh pas datës 15 dhjetor për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, në pikëpyetje tashmë janë edhe shpërblimet për pensionistët dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Mirëpo në një situatë të tillë ku është shpallur gjendja emergjencës në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë, edhe bonusi për pensionistët mund të mos realizohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht se ishte deklaruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj se vendimi do të merrej javën e parë të dhjetorit, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar. Më datë 18 nëntor të këtij viti Denaj u shpreh se fondi prej 3 miliardë lekësh do të merrej nga kursimet.

“Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë përfituar, ne jemi akoma në nëntor. Kështu që më lejoni të bëjmë një analizë, jemi duke parë të gjitha kursimet dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse mundemi apo jo. Bëhet fjalë 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne do të gjejmë nga kursimet tona një mundësi”, pati deklaruar Denaj në nëntor.

Ndërkohë burime nga Ministria e Financave pohojnë se mundësitë për dhënien e shpërblimit janë shumë të vogla për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që ka kosto më vete si dhe për shkak të mosrealizimit të të ardhurave me një ecuri jo pozitive e ritmit të rritjes ekonomike.

Vlen të theksohet se me vendim të datës 6 dhjetor Këshilli i Ministrave ka vendosur që të mos ketë japë shpërblime as për administratën me rastin e festave të fundvitit, si dhe të mos bëjë asnjë shpenzim për organizimin e festave të rastit.

ME TE LEXUARAT