Samiti i BE: Brexit sa me shpejt, skocezet enderrojne referendumin per pavaresi

Bota

Në përfundim të Samitit Europian, Presidenti i Këshillit Charles Michel tha se BE pret që parlamenti britanik të votojë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen Brexit pasi është shumë e rëndësishme për Unionin, i cili është i gatshëm ta aprovojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Samit u dakordësua të vazhdojnë bisedimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar pas ratifikimit dhe zbatimit efektiv të marrëveshjes së shkëputjes. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se britanikët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, “Ata nuk po largohen nga Europa. Qëndroni në anën tonë dhe ne do të mbetemi të jemi me ju”, - tha Presidenti Francez.

Vende të tjera të BE shpresojnë se Brexit do sjellë një frymë ajri të pastër brenda Unionit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se tani e tutje BE do ketë një konkurrent të ri i cili dëshiron t'i tregojë botës fuqitë e tij. “Kjo – tha Merkel, mund të ketë efekt pozitiv anësor duke na dhënë nxitje.

Kurse Kryeministri Czechek Andrej Babis, duke mos fshehur zhgënjimin tha se lajmi nuk është aspak i mirë për Europën.

Ndërkohë që në Britani, Mbretëresha Elisabet i ka hapur rrugën liderit konservator Boris Johnson për formimin e qeverisë, nacionalistët skocezë po ëndërrojnë një referendum të ri për pavarësi.

Kështu e festoi fitoren në zgjedhje Nicola Sturgeon, liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze të cilët do të kenë 48 nga 59 vendet në dispozicion në Skoci, një hap larg nga rekordi historik i zgjedhjeve të vitit 2015, një fitore që do të thotë një referendum i ri për tu shkëputur nga Mbretëria e Bashkuar.

Ata gjithashtu do të përfshihen në shtëpinë e Parlamentit britanik por konservatorët në shumicë do të bëjnë gjithçka që mundin për të penguar një votim të dytë për pavarësinë skoceze.

ME TE LEXUARAT