Zhgenjimi ne derbi, tifozët e Barcelones kerkojne “koken” e trajnerit

Sport

Barcelona ka nisur me një pikë vitin 2020 në La Liga, duke u ndalur në barazimin 2-2 në derbin kundër Espanyol. Një mbrëmje për t’u harruar ajo e Lionel Messi dhe shokëve të tij, por që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde, tashmë në qendër të kritikave. Pjesa e parë ishte e vendasve, që shënuan me Lopez në minutën e 23-të dhe ruajtën epërsinë minimale deri në pushimin e sfidës. Me rikthimin në fushë Barcelona arriti të përmbysë shumë shpejt shifrat e rezultatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në minutën e 50-të, Luis Suarez shënoi golin e barazimit. Vetëm nëntë minuta më pas Vidal ktheu rrjedhën e ndeshjes në favor të ekipit të tij. Puna e miqve për të dalë nga fusha me tri pikë u vështirësua pas daljes me karton të kuq të De Jong në të 75-ën. Kur pritej festa e Barcelonës, entuziazmi i tifozëve “blaugrana” do të kthehej në një zhgënjim. Vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ëu Lei ndali topin në rrjetë për të vulosur fatin e sfidës. Me këtë barazim, Barcelona ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme të La Liga, por distanca me Realin e Madridit nuk ekziston më, pasi skuadra e Zidan kishte fituar më parë ndeshjen e saj.

ME TE LEXUARAT