Kercenimet e Iranit ndaj Shqiperise, Mediu: Te mblidhet Keshilli per Sigurine Kombetare

Aktualitet

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, lidhur me përplasjen midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një intervistë në është shprehur se në këtë pozicion kërcënimet që kanë ardhur nga lideri suprem i iranian, nuk janë vetëm për audiencën e jashtme, por edhe të brendshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk mendoj se jetojmë në një botë që duhet t’i shohim gjërat si shaka, por ti marrim gjërat me seriozitetin e duhur. Po ashtu mendoj se lidhur me sgurinë duhet ta aalizojmë në detaje, duke qenë se opozita e orgnizuar iraniane tashmë jetonë në Shqipëri dhe kryen aktivitete ndërkombëtare. Kemi një ndarje në lidhje me raportin me Iranin duke qenë se kemi larguar edhe ambasadorin iranian nga vendi ynë. Këto janë disa fakor të cilët nuk duhet t’i injorojmë, asgjë në çështjet e sigurisë nuk mund të injorohet”, u shpreh Mediu.

Ndërkaq, ai shton se duhet të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtare.

“Duhet të jemi të përgatitur, ndaj them se duhet të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtaare, urgjent. Faktorët që lidhen me çështjen e sigurisë kombëtare duhet të jenë pjesë e një analize të detajuar në mënyrë që të dimë se cilat janë kushtet e favorshme dhe të disëfavorshme, të dimë të ndërtojmë marrëdhëniet me aleatët, në mënyrë që të ndërtojmë sigurinë jo vetëm për ata që jetojnë në vendin tonë, por për vendin tonë”, shtoi Mediu.

Po ashtu ai shton se qeveria duhet të ketë një shërbim kombëtarë të thelluar. Sipas tij duhet një strukur e shërbimeve të Inteligjencës, lidhur me sigurinë kombëtare dhe po ashtu lidhur me rrjetin 5G, ai thotë se vendi ynë në një botë bipolare duhet të vendosi se cilin anë do të mbajë.

“Shërbimet e Informacionit, Shërbimet Inteligjente duhet të jenë shumë të thelluara në mënyrë që edhe kryeministri të di ç’të thotë. Po ashtu edhe presidenti të di si të kordinoj punën institucionale.

Ne skemi të njëjtin situat si SHBA, por ne nuk duhet të mjaftohemi e të themi na mbron SHBA, ne s’kemi akoma një struktur. Ajo që duhet të bëjmë eshtë se ne duhet të fillojmë të gjykojë se në nuk jemi më të izoluar, kemi aleanca sikur kemi dhe armiq.

RRjeti 5G është një hap i duhur, por me sektorët strategjik duhet patjetër një lloj startegjik që ne të mbrojmë veten. Bota do të kthehet në një botë bipolare, Kina nga njëra anë e SHBA nga ana tjetër e ne duhet të vendosim se në cilën anë duhet të qëndrojmë”, tha Mediu.

Krahas angazhimeve ushtrarake si pjesë e NATO-s, Mediu thotë se Shqipëria duhet të investojë në çështje të sigurisë kombëtare, pavarësisht se kryeministri Edi Rama, në politikën e jashtme ka si moto “zero probleme me fqinjët.”

ME TE LEXUARAT