Qengja bullgare dhe rumune importohen ne Shqiperi, 50 leke me lire se mishi i vendit

Aktualitet

Vendet e rajonit po zgjerojnë hartën e produkteve ushqimore që importojnë në Shqipëri. Bullgaria dhe Rumania po falimentojnë fermerin tonë, pasi mishi i bagëtive të imta që sjellin këto vende kushton afërsisht 50 lek të reja për kilogram më pak, se mishi vendas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me shitjet e blegtorisë kemi shumë probleme, nuk ka treg nuk konkurojmë dot me bullgarin këtu na ka mbytur qengji bullgar. Ne e çojmë 10 herë qengjin në treg dhe nuk e shesim dot”, thotë një fermer.

“Të huajat preferohen sepse e ka çmimin më të lirë. Ai e ka 2 mijë e 500 lekë kilen, i joni e ka 3 mijë lekë. Detyrimisht ne bredhim nëpër pazare paguajmë taksa dhe tatime pastaj mallim e sjellim në shtëpi”, thotë një tjetër fermer.

Sipas fermerëve shërbimet e gjësë së gjallë kushtojnë më shumë se çmimi që kërkon industria e përpunimit të mishit dhe të qumështit. Për pasojë fabrikat e mëdha sytë i kanë kthyer nga femerët e huaj.

“Unë me dele me dhi më shkojnë tek 50 krer pa matrikull sepse kërkon 2 mijë lekë një kokë. Nuk e përballoj dot, kë të përballoj më përpara matrkullin, ilaçet e skaduara, plugun, frezën tokën me qira”, thotë fermeri.

“Pata 300 kokë dele para dy muajsh e shkatërrova tufën, imagjino ti, 80 lekë litri qumështi deles. Falimentova”, tregon një tjetër.

Mungesa e etiketimi në dyqanet e mishit për konsumatorin sjell mashtrim. Kujdes nëse në dyqanet e mishit lexoni një etiketë mishi i freskët vendi, me shumë gjasa jeni duke blerë mish qengji bullgar ose rumun.

ME TE LEXUARAT