Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ibrahimovic ringjall Milanin, gol në fitoren ndaj Kaljarit

38-vjecari Zlatan Ibrahimovic ka marrë ne dore Milanin në transferten e javës së fundit të Serisë A kundër Kaljarit.

Një sukses 2 me 0 i kuqezinjve në një fushë të vështirë, por që shërben për të ngrohur sadopak ambientin kuqezi në këto kohë jo të lehta për klubin e njohur.

Pjesa e parë përfundoi 0 me 0, teksa rastet më të mira i pati Milan me Leao dhe nje shtyllë të Ibrahimoviç. Edhe në pjesën e dytë ishte kjo dyshe që bëri diferencën.

Fillimisht goli i avantazhit i shënuar nga talenti portugez dhe më pas dyshimi i rezultatit nga Ibra me një të majtë preçize në zonë.

Suedezit madje iu anulua një gol pak më vonë për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë e mbyllën fazën e parë me 25 pikë shumë pak për objektivat e kuqezinjve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.