Befason Klopp: Ja pse e zëvendësova Manen

Sport
Befason Klopp: Ja pse e zëvendësova Manen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit se pse e ka zëvendësuar Sadio Manen pas pjesës së parë.

Gjermani e zëvendësoi senegalezin sepse nuk dëshironte që ai të merrte një karton të verdhë, që do t’ia humbiste ndeshjen e kthimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Klopp, Mane ishte në shënjestër të lojtarëve të Atleticos gjatë 45 minutave të para.

“Mane ishte në shënjestër. Ishte i qartë. Ata donin të siguroheshin që ai të merrte një karton të verdhë”, deklaroi Klopp.

“Ishte vetëm pjesa e parë, por duhet të jesh vërtet i fortë si gjyqtar në këtë atmosferë. Në 30 minutat e para tre lojtarët e tyre u shtrinë në tokë. Unë nuk e di se për çfarë”.

“Ata u mbrojtën me gjithçka që kishin – mbrojtja e tyre në zonë ishte e jashtëzakonshme. Kur je 1-0 në disavantazh me një ekip si ky që dëshiron vetëm këtë llo j rezultati, është e vështirë”, shtoi Klopp.

ME TE LEXUARAT