Kush eshte 3-vjecari qe veshi uniformen e RENEA-s ne 107-vjetorin e policise

Soft

Zedhenesi i policise se shhtetit Genti Mullai ka publikuar ne faqen e tij ne rrjetet sociale nje urim per 107-vjetorin e policise se shtetit. Urimin e tij te gjate zedhenesi i policise e ka shoqeruar me fotot e nje efektivi te policise ne repartin RENEA, i cili ka marre me vete djalin e tij te vogel ne nje demonstrim simbolik me rastin e pervjetorit te policise.

Postimi i Mullait:

107 vjet Polici e Shtetit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurisht që sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, një ditë festive, kujtese, analize dhe reflektimi.

Me këtë foto kuptimplotë të pafajësisë fëmijërore dhe hijeshisë ëngjëllore të 3-vjeçarit Semi, vogëlushi i njërit prej kolegëve tanë të Reneas, dua të uroj të gjithë ata kolegë e kolege që çohen në mëngjes dhe mendojnë se çfarë pune do bëj sot, më ndryshe nga dje, në të mirë të komunitetit dhe të organizatës që e paguan.

Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që dalin nga dera e shtëpisë duke u ndarë me familjarët sikur të ishte momenti i fundit, të gjithë ata kolegë e kolege që duke ecur rrugës e kuptojnë dhe e ndjejnë se janë shërbëtorë të qytetarëve, të gjithë ata kolegë e kolege që punën dhe karrierën e tyre e ndërtojnë mbi tri kolona, integritet, profesionalizëm dhe sakrificë.

Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që përbalten padrejtësisht nga aktorë e faktorë të ndryshëm, të gjithë ata kolegë e kolege që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetën e tjetrit, të gjithë ata që e dashurojnë këtë profesion, që në realitet është mision.

Sigurisht, gëzuar familjarëve të kolegëve tanë dëshmorë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën për të mirën e komunitetit.

Gëzuar gjithë familjarëve të punonjësve të Policisë, të cilët janë bërë më polic se vetë ne, pasi flenë me radio te koka, janë bërë ndjekës të lajmeve më të rregullt se vetë ata që prodhojnë lajme, ç’ndodhi aty e këtu, ku kam babin, motrën, nënën, vëllain, kjo është pyetja e tyre sa herë ndodh një situatë.

Gëzuar sinqerisht të 11 mijë familjeve të punonjësve të Policisë. Stresin që kaloni përditë për merakun tonë, s’dimë si t’ua shpërblejmë, pa llogaritur privimet e tjera që ju vijnë për shkak të misionit tonë.

Gëzuar të gjithë ata ish-punonjës policie që me ndershmëri e sakrificë kanë kontribuar gjatë rrugëtimit 107-vjeçar. Mirënjohje e respekt për ta.

Gëzuar gjithë komunitetit, pasi ne jemi tuajt, jemi një prej jush e jemi për t’ju shërbyer dhe sot kjo festë është edhe juaja. Na besoni dhe na mbështesni që bashkarisht të bëjmë më të mirën.

Sigurisht që duke marrë shkas edhe nga fotoja e vogëlushit Semi që më ka mahnitur, aq i vogël, veshur si një snajperist dhe i apasionuar pas uniformës së Reneas, dua ta mbyll me një mesazh për elitën tonë, Renean:

T’i gëzoni ato ambiente, atë kompleks gjigand, që do ju japë mundësinë e përgatitjes akoma më mirë, për t’u përballur me ata që ngrenë dorën mbi ju, mbi ne, mbi qytetarët.

Gëzuar kolegë!

ME TE LEXUARAT