Gent Cakaj kujton masakren e Reçakut: Ende kerkohet drejtesi

Kosovë&Rajon

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në përkujtim të masakrës së Reçakut, 21 vite më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje jo vetëm tronditi fort ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë”,- u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj.

Gjithashtu, ai theksoi se duke kujtuar masakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit.

“Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë”, përfundoi statusin e tij Cakaj.

ME TE LEXUARAT