Nga frika e koronavirus, nis përdorimi i maskave në Tiranë

Aktualitet
Nga frika e koronavirus, nis përdorimi i maskave në Tiranë

Mjekët dhe infermierët nuk i heqin maskat as kur lëvizin përreth mjediseve spitalore. Poashtu veprojnë edhe shumë prej pacientëve. Maska kanë nisur të mbajnë edhe qytetarët e zakonshëm të kryeqytetit e po ashtu edhe nxënësit e shkollave.

Edhe pse autoritetet shqiptare nuk kanë konfirmuar asnjë rast deri më tani, frika nga koronavirusi ka mbërthyer të madh e të vogël. Nëpër farmaci me vështirësi gjenden maska dhe dezinfektues. Masa të shtuara ka edhe në qendrat shëndetësore. Në çdo kat janë afishuar rregullat që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT