U mbyll nga frika e koronavirusit, shkolla private rihapet të martën

Aktualitet
U mbyll nga frika e koronavirusit, shkolla private rihapet të martën

Pas heqjes së licences nga ministrja e Arsimit sepse u mbyll prej frikës nga koronavirusi, shkolla private ka anuluar vendimin dhe njofton se të martën do të fillojë sërish procesi mësimor.

“Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të ANULLOJMË VENDIMIN TONË dhe nesër TË FILLOJMË PËRSËRI mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë ne si komunitet i shkollës “Udha e shkronjave” (nxënës, prindër, mësues, staf ndihmës).”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një njoftim të shpërndarë në “Facebook”, institucioni i konsideron tepër të rënda pasojat e veprimeve të Ministrisë së Arsimit për sistemin arsimor dhe për sigurinë e shëndetit të nxënësve. Ndërsa shton se nuk u shkel asnjë ligj, me argumentin se shkolla nuk u mbyll si institucion, por bënë vetëm detyrë që është “kujdesi ndaj shoqërisë”.

“Ato rëndë do të ndikojnë psikologjinë e çdo drejtuesi dhe mësuesi, dhe jo vetëm në sistemin arsimor, duke ia mpirë atij trurin dhe duke e bërë një robot (vartës automatik) të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë. Midis SHËNDETIT dhe ANTIPANIKUT ministria zgjodhi fushatën antipanik, që është një fushatë kaq evazive dhe diabolike.

Ne qartësisht zgjodhëm SHËNDETIN. Deviza “SIGURIA E PARA” nuk ka më kuptim. Tani do të kemi devizën “Ministria e para”, “qeveria e para”.Të kujdesesh për një shoqëri është një detyrë e vështirë dhe ka nevojë që secili të bëjë mirë punën e vet.

Ne këtë ishim duke bërë. Asnjë ligj nuk shkelëm dhe Ministria rëndë abuzon me termin “mbyllje” se ne nuk e kemi mbyllur shkollën si institucion. Ne jemi të hapur dhe në aksion për ruajtjen e shëndetit dhe mësimit etj. Të kujdesesh për shëndetin do të thotë se je më shumë se hapur, se ke hapur sytë, veshët, zemrën, mendjen dhe i hapëm më shumë se të tjerët. Ata duan t’i kesh të mbyllur këto e të hapësh shkollën.”

ME TE LEXUARAT