Blene shtepi me 1200 euro metri katror tek Liqeni, termeti ben pallatin te pabanueshem

Aktualitet

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në liqenin e thatë është i braktisur. Bashkia Tiranë ka vendosur shiritin, duke e shpallur të pabanueshëm.

Por banorët thonë se kanë paguar 1200 euro për metër katror për apartamentet në të, ndërsa ndërtuesi nuk u hap as telefonin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarëve te komunave, ndërtuesve dhe arkitektëve, pas shkeljeve që janë gjetur në dosjet e Bashkisë, Prokuroria e Tiranës ka administruar me dhjetëra denoncime që vijnë nga banorë të pallateve të dëmtuara.

Ato do të bëhen pjesë e procesit penal me dëshmitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim prej atyre që do të provohet se janë përgjegjës për ndërtimet e dobëta që kanë blerë përkundrejt shumave të kripura të banesave. /a2cnn

ME TE LEXUARAT