Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Del emri, shqiptari vritet dhe hidhet ne kanal ne Itali

Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari dyshohet se më parë është vrarë dhe më pas është hedhë në një kanal në Bassa të Italisë.

Shqiptari Erion Morina, 20 vjeç dyshohet se është vrarë pasi kishte pirë kafen e mëngjesit në lokal

Sipas hetimeve ai është dhunuar me grushte dhe sende të forta gjatë një zënke dhe më pas është hedhur në kanal.

Ishin kalimtarë të rastit ata që pikasën njollat e gjakut në trotuar, ku dhe gjetën trupin e tij të pajetë duke lajmëruar policinë.

Policia tha se një kalimtar vuri re një trup të pajetë brenda rrugës ujore dhe dukej alarmi. Në fillim u mendua për një vetëvrasje, por më pas hetimet dhe rindërtimi i skenes se krimit nga hetuesit sqaruan të vërtetën dramatike.

Dyshimet e karabinierëve lindën nga gjurmët e dukshme të gjakut që u gjetën në trotuarin përpara vendit ku u gjet trupi.

20-vjeçari i vrarë kishte filluar një grindje me një burrë tjetër brenda një bar në orën 2 të mëngjesit, ndersa diskutimi vazhdoi jashtë klubit dhe më pas përfundoi keq.

I riu u godit në kokë me një shishe shishe dhe më autori e zvarriti për 50 metra deri sa u hodh në përrua.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.