Kush eshte “007-a” që tentoi të shpëtojë Agron Begon, por “fundosi” edhe veten

Aktualitet
Kush eshte “007-a” që tentoi të shpëtojë Agron

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego.

Avokati i profesorit të kantos së përfshirë në skandalin seksual, ka tentuar që të ndryshojë dëshminë e vajzës së parë që ka akuzuar Agron Begon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë bisedës që zhvillon me djalin, ai i paraqitet si avokati “007” dhe se nuk si “kalë në karrocë”.

Madje ai i pohon se nuk ka mbaruar shkollë për avokati, por e ka filluar nga kazma, e më pas ka punuar në gjykatë, në polici dhe së fundi si avokat.

Avokati i Agron Begos– Unë këtu, që vij… shiko! Unë, që erdha te ty, nuk erdha pa asnjë lloj informacioni. Nuk iki si “kalë në karrocë”. Unë në fakt si person, tani po them realitetin, unë përdor shumë shprehjen “jam 007”-ta.

Shoku i vajzës –Normale!

Avokati i Agron Begos-Unë kam punuar 7 vite në gjykatë, kam punuar në polici, kam 7-8 vjet punoj avokat tani. Nuk jam…

Shoku i vajzës –Nuk je i ri në këtë gjë.

Avokati i Agron Begos-Jo vetëm aq, por unë e kam filluar nga kazma, dhe shyqyr prej Zotit, kapim hundën me dorë! Unë jam avokat bereqaves, shyqyr prej Zotit më ka ecur. Dua të them, unë shyqyr prej Zotit kam punë dhe jam avokat, që nuk kam dalë nga shkollat. Që të ketë bërë shkollën babi, apo ta kem bërë dhe vetë shkollën edhe të filloj avokat. Jo miku im! /tvklan

ME TE LEXUARAT