U arrestuan per termetin, gjykata e shtyn neser vendimin

Aktualitet

Gjykata Tiranës ka vendosur të shtyjë për nesër verdiktin mbi personat e arrestuar në lidhje me përgjegjësinë e tyre në godinat e shkatërruara nga tërmeti.

Seanca ka zgjatur 7 orë dhe në përfundim të saj u vendos nga trupa gjykuese që vendimi për të ndaluarit të jepet nesër në orën 10:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria nga ana tjetër kërkon që për 13 nga 29 të arrestuarit të mbahet masa e qëndrimit në burg, 5 të lirohen nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa 13 të tjerët (31 persona në total) të qëndrojnë në arrest shtëpie.

Në mesin e të arrestuarve ka ndërtues pallatesh, arkitektë, zyrtarë e ish zyrtarë të lartë, të cilët sipas prokurorisë kanë qenë përgjegjës direkt ose indirekt në shkatërrimin e një sërë godinave në zonat e Farkës, Vorës e Kasharit. Prokuroria ka argumentuar se shumë objekte që u shpallën të pabanueshme pas tërmetit, janë shkatërruar pikërisht për shkak të punimeve në mungesë të dukshme ligjore apo në raste të tjera, për shkak se në katet e para janë lejuar ndërtime që kanë dëmtuar ndjeshëm strukturën e pallateve.

Lista me emrat e personave që kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë

Shpëtim Kërçiku

Shefqet Doda

Gerti Çalliku

Luan Beta-Ish shef urbanistikës Vorë

Fatbardh Plaku-ish-kreu komunës Farkë

Naim Shehi

Hekri Disha

Merita Kushi

Bukurie Halili

Besnik Fuçia-Ish-kreu i komunës Kashar

Faik Fejzo

Ali Dyrmishi

Muhamed Felahi

Anila Harxhi, arkitekte

Stela Maze

Asqeri Xhanari

Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

Reis Muça

Agim Eski

Qirjako Gjergo

Adhurim Qehajaj

Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

Gëzim Shkalla

Joni Ikonomi

Ermir Çina

Ndoc Pepkola

Zhaneta Tagani

Hodo Gjoni

Artur Skela

ME TE LEXUARAT