Neymar merr karton të kuq, mediat: Ndëshkimi ishte i qëllimtë

Sport
Neymar merr karton të kuq, mediat: Ndëshkimi ishte i

Makthet nuk kanë të mbaruar te Paris Sën Zhërmeni, ku ka përfunduar sërish braziliani Nejmar, që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes që PSG fitoi 4-3 me Bordonë. Ndëshkimi erdhi si pasojë një faull të parëndësishëm, ndaj në Francë bëjnë të ditur se prej 6 vitesh ai nuk i humbet Karnavalet e Rios dhe hamendësojnë se ai karton i kuq ka qenë i qëllimshëm për t’i dhënë mundësinqë të fluturojë drejt e në shtëpi.

Nejmar u nxeh për një të verdhë të padhënë kundrejt Sabalit, që kishte mbajtur nga fanalle dhe në aksionin pasardhës reagoi keq duke marrë të verdhën e dytë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke ditur zakonet festive të Nejmarit, shumë prej mediave dhe të tifozëve kanë dyshuar për këtë të kuq, ndërsa ky i fundit kishte mohuar më herët se do të shkonte në shtëpi për të evituar aludimet.

ME TE LEXUARAT