U rrembye ne mes te rruges ne Kamze, Jak Prenga mbahet ende peng, policia nuk di ku ndodhet

Aktualitet

Kur po mbushen 2 ore nga ngjarja, vijon të mbahet peng 49 vjeçari Jak Prenga, i cili u rrembye nga dy persona të maskuar dhe u fut në makinë diten e djeshme ne Kamze.

Nga policia ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve të kësaj ngjarje dhe shkaqet e pengmarrjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë 49 vjeçari para se të merrej peng është dhunuar fizikisht nga dy autorët dhe më pas është marrë në makinë dhe janë larguar nga vendi.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët kanë treguar se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të një makine, e identifikuar nga kamerat e sigurisë, por të paktën deri në orët e mbrëmjes nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së autorëve

ME TE LEXUARAT