"Jemi ketu, po vijme te te nxjerrim...", shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda

Bota

Një histori rrëqethëse na vjen nga Turqia ku një vajzë dy vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat e gjallë pas plot 24 orësh.

Tërmeti që ra ditën e djeshme në Turqi me magnitudë 6.8 ballë, la 29 viktima deri më tani dhe mbi 1500 të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupat e kërkimshpëtimit akoma po kërkojnë për të mbetur nën rrënoja.

Dialogu midis personave të kërkim shpëtimit dhe nënës.

Jemi këto, po vijmë. Do të ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a mund ta shikosh dritën dhe mua?

Në rregull? Do vijmë, fëmijën pran e ke?

Gruaja: Shpejt, nuk mund të duroj më, për hir të zotit na shpëtoni, e shikoj dritën. Shiko po lëviz dorën, ju lutem shpejt.

Ndërkohë nëna akoma nuk është shpëtuar./top channel

ME TE LEXUARAT