Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, 4 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, 4 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh në këtë aks, i cili gjatë sezonit veror ka një fluks të lartë qarkullimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e trafikut.

ME TE LEXUARAT