Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3

Aksident me tre automjete, në afërsi të kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.

Përplasja ka qenë e fortë, veçanërisht mes dy prej automjeteve, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve dhe të një pasagjeri.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndersa drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime.

Dyshohet për parakalim të gabuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

ME TE LEXUARAT