Aksident në Lezhë, një i plagosur në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës /EMRI
Lajmifundit
/
6 Mars 2026, 10:46
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person, i identifikuar si Kristian Kola, i cili fillimisht është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Më pas i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.


