Aksident në Vlorë/ Pas përplasjes, dy mjetet dalin nga rruga, një i lënduar

Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Pas përplasjes, dy mjetet dalin nga rruga,

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 14:30. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” me targa AA 210 PJ ka goditur një mjet të parkuar tip “Renault” me targa AB 970 VV.

Si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë një person, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjete./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT