Aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Përplasen dy automjete, raportohet për tre persona...
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 09:20
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidenti, ndërsa bëhet me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e saj.


