Aksidenti makabër në Durrës/ Vëllai dhe kushëriri humbën jetën, si paraqitet gjendja e 8-vjeçarit

Aktualitet

Aksidenti makabër në Durrës/ Vëllai dhe kushëriri

Një lajm i mirë vjen pas tronditjes që përjetoi qyteti i Durrës një ditë më parë, ku sipas burimeve nga bluzat e bardha, 8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Në aksidentin e ndodhur dje humbi jetën vëllai i 8-vjeçarit dhe kushëriri i tij.

Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti 8-vjeçar.i Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT