Aksidentoi 7-vjeçarin në Elbasan, gjykata “i hap derën” regjisorit Petri Bozo, del nga burgu

Aktualitet

Aksidentoi 7-vjeçarin në Elbasan, gjykata “i hap

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të mbrojtjes së Bozos, e cila kishte kërkuar më herët zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e kishte rrëzuar duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.

 

ME TE LEXUARAT