Aktivisti: Kryeministri do të na shpërndajë para shtatorit! Ne do t’i tregojmë se s’ka forcë që na largon pa e larguar atë

Një aktivist denoncoi nga sheshi qëllimet e qeverisë për të bërë të mundur shuarjen e protestës qytetare, e cila sot shënon ditën e 78-të.
Teksa mori fjalën para protestuesve, ai tha se njerëz të afërt pranë kryeministrit i kanë premtuar atij shuarjen e protestës para shtatorit. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në rezistencën e tyre deri në largimin e tij.
“Qëllimi për të cilin kemi dalë në shesh është vetë Shqipëria.
Njerëzit më të afërt me kryeministrin i kanë dhënë fjalën se do ta shpërndajnë këtë protestë pa ardhur shtatori dhe është momenti me qëndresën tonë që t’i tregojmë se nuk ka forcë që e largon këtë popull nga ky shesh pa të larguar ty.”, tha ai.


