Bllokuan për dy orë Ramën brenda teksa protestonin por i arrestoi policia, gjykata vendos sot për fatin e qytetarëve (EMRAT)

Aktualitet

Bllokuan për dy orë Ramën brenda teksa protestonin por i arrestoi
Protestuesit e arrestuar të martën dalin sot para gjykatës së Tiranës për të mësuar masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej edhe shefi i qeverisë, Edi Rama.

Mbrëmjen e së martës, në vend të fjalimeve, protestuesit nisën menjëherë ‘aksionin.’ Dritan Goxhaj e Arben Kola u bënin thirrje që të rrethonin godinën qeveritare.

Ata u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe lëvizjen e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.

Protestuesit u shoqëruan kur policia po i zhvendoste për të liruar hyrje-daljet dhe ata u ulën në rrugë duke goditur e shtyrë efektivët. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu

ME TE LEXUARAT