Bojkot apo indiferencë? Dështojnë 5 takimet në Belsh për Reformën e re Territoriale

Aktualitet

Bojkot apo indiferencë? Dështojnë 5 takimet në Belsh
Dështojnë të gjitha takimet e konsultimeve me qytetarët për Reformën Territoriale në bashkinë e Belshit. Këshilli bashkiak i Belshit thirri 5 dëgjesa me qytetarët përkatësisht në qytetin e Belshit dhe në njësitë Kajan, Grekan, Fierzë, Rrasë.

Ajo që të bien në sy është mungesa e interesit dhe një indiferencë nga ana e qytetarëve të Bashkisë Belsh qoftë pro apo kundër hartës së re të parashikuar.

Këshilli Bashkiak i Belshit ka publikuar kalendarin e dëgjesave publike në 10 gusht, kohë e mjaftueshme për informimin e qytetarëve.

Reforma Administrative Territoriale parashikon bashkimin e Belshit dhe Cerrikut me Elbasanin. Ndërkohë që në të gjithë qarkun e Elbasanin nuk kanë munguar protestat qytetare, në Belsh, i vetmi organizim shënoi një pjesëmarrje shumë të vogël qytetarësh.

Projektiligji për Reformën e re Administrative Territoriale i propozuar nga PS u është dërguar të gjitha bashkive të vendit ku kërkohet të merret mendimi i qytetarëve, e po ashtu zyrtarisht të shprehen Këshillat Bashkiakë dhe kryetarët e bashkive.

Në bashkitë që nuk preken nga kjo reformë dëgjesat qytetare kanë qenë kryesisht formale, por ato kanë marrë rëndësi, kryesisht në bashkitë që shkrihen.

Tashmë këshilli Bashkiak i Belshit do të mblidhet sërish për të caktuar një kalendar të ri takimesh me shpresë  e pjesëmarrjes qytetare.

ME TE LEXUARAT