Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Çmimet e karburanteve në vend janë përditësuar sërish nga Bordi i Transparencës. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 13 qershor 2026, çmimi tavan i naftës është caktuar në 183 lekë/litër, ndërsa ai i benzinës në 170 lekë/litër.
Cmimi i vendosur per te dyja shenon ulje ne raport me ate qe ka qene ne fuqi deri tani.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e radhës të zhvilluar më 13 qershor 2026, vendosi:
✅ Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, sipas standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 183 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.
✅ Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, sipas standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 170 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.
????️ Çmimet e përcaktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 13 qershor, në orën 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️ Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin për zbatimin e këtij vendimi.
???? Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM
Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, parashikohet që në rast se çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit është më i lartë se 220 lekë/litër, ose i benzinës më i lartë se 200 lekë/litër, të zbatohet niveli 80% i akcizës.
Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet rezultojnë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, pra 100%.
Gazoili për peshkim
Referuar Ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, në nenin 9, “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6, parashikohet se:
“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.”
Gjithashtu, referuar nenit 10, pika 3, shkronja “d”, të Ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizës i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara me VKM.
Bazuar në metodologjinë e përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim rezulton 88 lekë/litër.


