Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë rritjet për secilën kategori

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të martë se nga janari i vitit të ardhshëm, pensionet do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.
Edi Rama: Jam i lumtur t’u them pensionistëve se ashtu siç u zotuam në Zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së pensionit. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare, por më në fund mund të rrisim pensionet.
Pensionistët tanë përveçse do marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, nga janari, do kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.
Në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet, pensioni urban me vite të plota, 40 mijë lekë nga 27 mijë që është sot.
Pensioni urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15 mijë që është sot nga që që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 nga 11 mijë dhe pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja dhe pensioni i invadilitetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot.
							                       
							                       
							                       
							                       
							                       

