Denoncimi i Arben Ahmetajt për trafik ar'mësh, SPAK bën lëvizjen e radhës, kërkon me urgjencë t'i vihen në dispozicion...

Aktualitet

Denoncimi i Arben Ahmetajt për trafik ar'mësh, SPAK bën
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrinte dyshime për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve. 

Sipas burimeve të News24, SPAK ia ka dërguar kërkesën Syri TV, ku u bënë publike përgjimet nga ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj.

Materialet e kërkuara nga hetuesit lidhen drejtpërdrejt me regjistrimet ku përmendet biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe lidhjet e tij me kompaninë “Timak”.

Më herët është bërë e ditur se “Timak” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen ushtarake shtetërore “KAYO”, çka ka ngritur supozime për përdorimin e strukturave publike në dobi të interesave private.

Kërkesa e SPAK-ut drejtuar medias shënon hapin e parë drejt sekuestrimit dhe administrimit zyrtar të provave me interes hetimor.

ME TE LEXUARAT